Partizani po luan në Korçë kundër Skënderbeut, në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Të kuqtë po fitojnë me rezultatin 1-0 me gol të Bruno Telushit, ndërsa disa drejtues ndodhen të pranishëm duke ndjekur sfidën. Ndërkohë burime të besueshme pranë Partizanit bëjnë me dije për newsport.al që po punohet intensivisht për të afruar në skuadër një lojtar.
Dashuria për “shkodranët” duket se nuk mbaron asnjëherë për të kuqtë pasi në radar është futur Erdenis Gurishta. Madje ka pasur kontakte me mesfushorin që ishte protagonist në fitoren e sotme 2-0 të Vllaznisë kundër Flamurtarit. Duket mjaft e vështirë duke qenë se lojtari ndodhet në kontratë me kuqeblutë, megjithatë pritet deri në fund me interes të mësohet se si do të mbyllet kjo tratativë. /Newsport.al./