Pavarësisht rezultateve të fundit, Partizani nuk e ka humbur ”trenin” e kampionatit. Distanca me kreun është vetëm gjashtë pikë, por ajo që shqetëson është diçka tjetër. Bëhet fjalë për kalendarin në pesë ndeshjet e ardhshme që ”rezervon” kundërshtarë të vështirë për kryeqytetasit. Pas derbit, do jetë përballja me Teutën në kryeqytet. Durrsakët i kanë hapur përherë probleme ekipeve të mëdha. Transferta delikate me Vllazninë mbart një rëndësi të veçantë. Dy 90 minutësha ku kundërshtari është nivel edhe më i lartë janë ato kundër Skënderbeut dhe Kukësit ( në shtëpi).
Pa llogaritur emrat e kundërshtarve, të kuqtë besojnë se mund t’ia dalin. Ekzistojnë të gjitha mundësitë për një gjë të tillë pasi ekipi është i fortë. Gjithsesi, e rradhës është më e rëndësishmja e për momentin po mendohet vetëm për atë përballje ndaj Tiranës. Rënditja në vendet e para po ndryshon javë pas jave, e kjo falë bukurisë së Superiores këtë sezon.