Pas humbjes turpëruese 5-1 kundër Sarajevos, Partizani tashmë është gati për testin e radhës. Kampionët e Shqipërisë kanë njoftuar se do të përballen nesër kundër ekipit NS Mura, sfidë që do të zhvillohet në orën 18:00. Përmes lajmërimit në kanalin zyrtar bëhej me dije:
“NDESHJE MIQËSORE
NS MURA – FK PARTIZANI
E MËRKURË 26 QERSHOR ORA 18:00
Kampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë të mërkurën testin e dytë miqësor në kuadër të përgatitjeve që po zhvillojnë në Slloveni. Të kuqtë do të kenë përballë sllovenët e NS Mura, takim i cili do të luhet në orën 18:00″.
Kësisoj trajneri italian Franko Lierda do të ketë mundësinë të shohë gjendjen e lojtarëve që ka në organikë. Kujtojmë që të kuqtë do të luajnë në Champions League kundër Karabakut dhe tashmë të kuqtë duhet të japin maksimumin e tyre për të arritur formën optimale.