Java e dytë e kampionatit shqiptar do vendos përballë Kamzën dhe Partizanin. Ekipi nga periferia e kryeqytetit në takimin e parë me Tiranën mori një fitore shumë të vlefshme, pasi Sebino Plaku arriti të shënojë në fundin e takimit dhe i dha skuadrës fitoren minimale 1-0.
Përveç synimit për të shënuar gol, të kuqtë kanë edhe një objektiv shumë të rëndësishëm, të ndalin Sebino Plakun, i cili u pa edhe në sezonin e kaluar se është “timonieri” i këtij ekipi. Madje ka eksperiencën e duhur për të shënuar gol nga “hiçi”.
Mbetet për t’u parë si do të përfundojë ky takim, pasi të besuarit e Bledar Devollit nuk duan ta ndalin hapin, ndërsa në anën tjetër 15 herë kampionëve nuk iu falet asnjë gabim, sepse në takimin e parë kanë humbur 1-0 në Korçë ndaj Skënderbeut.