Jasir Asani u largua nga Partizani për në Suedi. Sulmuesi u huazua nga të kuqtë te AIK që kanë të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Në një prononcim për “Fan Zone”, Asani foli për ndalesën e kampionatit në Suedi, Partizanin e në fund për Kombëtaren.
“Këtu është shumë ndryshe nga vendet e tjera dhe çdo gjë është e hapur. Ekipet e futbollit nuk bëjnë stërvitjen, por të mërkurën fillojmë stërvitjen me skuadrën”.
Ndryshimi I kamionatit? “Është ndryshim I madh këtu në Suedi dhe shokët më kanë treguar që është një kampionat I fortë. Ndeshjet e para e kisha të vështirë . Arrita synimin tim që të shënoja gol në Kupë e shokët më kanë pritur shumë mirë.
Flas me të gjithë shokët te Partizani, pak më shumë flas me Alban Hoxhën e kemi pasur një shoqëri të ngushtë së bashku”.
Partizani? “Sipas mendimit tim janë larguar shumë lojtarë që ishin me profesor Gegën e ndryshimi me lojtarët e rinj që ndikuan. Nuk mund të ambientosh shumë shpejt në një klub të madh siç është Partizani. Unë mendoj se atan kanë ende shanse për të dal kampion pasi e kanë grupin për ta bërë këtë gjë”.
Kombëtarja? “Unë e kam thënë që I vogël isha te Maqedonia, por kam dashur Shqipërinë e kam luajtur për moshat kuqezi. Do të shikoj kush oferte të vij e para e ta mendoj mirë, por Shqipërinë do ta pranoja me shumë qejf pasi kam kaluar 3 vite e Shqipëria më ka dhënë shumë. Shpresoj të luaj sa më shumë këtu e pastaj t’ia lëmë kohës”, u shpreh Asani.