Kukësi do të pesë në sfidën e së hënës Partizanin. Takimi i vlefshëm për javën e 5 të Superligës do të zhvillohet në qytetin verilindor duke startuar nga ora 15:00. Të kuqtë janë të shqetësuar për 3 nga titullarët e tyre Hoti, Da Silva dhe Skuka.
Dëmtimet e njëpasnjëshme kanë sjellë “dhimbje” koke për Colellan pasi teknikut i është dashur të mbulojë hapsirat e krijuara. 3 shja nuk është ende e sigurt në qoftë se do të jenë pjesë e formacionit nga minuta e parë për këtë supersfidë. Lajmi i mirë është pauza që do të kenë ekipet pas kësaj jave për shkak të ndeshjeve kombëtare, lojtarët do të kenë kohën e mjaftueshme të rikuperohen dhe të jenë të gatshëm për sfidat me Tiranën dhe Vllazninë.