Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Humbja 3-0 kundër Bylisit mbylli fazën në Pogradec, vend në të cilin ishin zhvendosur prej dy javësh. Së fundmi, është mesfushori Aristoteles Romero që ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Ai ka mbërritur bashkë me skuadrën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ndërsa nuk ka humbur të takojë të dashurën bukuroshe. Të dy duken të lumtur në prani të njëri-tjetrit, ndërsa presin fillimin e sezonit të ri futbollistik që starton në 20 gusht.