Partizani do të luajë sot kundër Baselit, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Në takimin e parë të kuqtë u mposhtën 3-0 dhe kualifikimi duket objektiv i pamundur. Si të mos mjaftonte rezultati negativ në takimin e parë, Ilir Dajës i duhet të bëjë dhe pa shërbimet e Herald Markut.
Ky i fundit mori një goditje në stërvitje dhe nuk mund të jetë sot në ndeshje ndaj zviceranëve. Kryeqytetasit nuk do të kenë asnjë futbollit të linjës së majtë, pasi edhe Musta vijon të ketë probleme fizike. Gjasat janë që Partizani të luajë sot me këtë formacion titullar: Hoxha; Gligorov – Shehi – Belica – Damçevski; Rrapaj – Kote – Bardhi; Cara – Zhunior – Murataj.