Ka qenë sërish një ndeshje spektakolare ajo e zhvilluar mes Erzenit dhe Partizanit. Dy ekipet kanë luajtur finalen e dytë në volejbollin për meshkuj ku sërish triumfatorë kanë dalë shijakasit. Një sfidë e mbushur plot emocione ku u nevojtien plot 5 sete për të përcaktuar fituesin ku në fund ishte Erzeni që fitoi 3-2 me sete.
Tashmë shijakasit kryesojnë 2-0 me ndeshje finale përballë Partizanit, të cilëve tashmë iu duhet një mrekulli për të përmbysur shijakasit që këtë sezon me të vërtetë kanë qenë të pakrahasueshëm. Duket se volejbolli tashmë po iu kthehet ditëve më të mira dhe ndeshje të tilla të mbushura plot emocione dhe rivalitet e vërtetojnë këtë.