Partizani do të luajë ndeshjen e parafundit në shtëpi përballë Kukësit. Një ndeshje festive për të kuqtë pasi do të jepet edhe titulli kampion i Superligës nga ana e FSHF-së. Për këtë ndeshje trajneri Gega do të ketë në dispozicion edhe lojtarët e grumbulluar nga trajneri i kombëtares Edy Reja.
Sipas asaj që raporton “RTSH Sport”, klubi i Partizani do të paguajë edhe gjobën e dënimit të Telushit i cili u dënua me 5 ndeshje. Pas takimit ndaj Laçit, mesfushori vlonjat ka humbur 3 takimet ndaj Flamurtarit, Tiranës dhe Teutës. Në takimin e radhës ndaj Kukësit, Telushi do të jetë në fushë për të festuar me skuadrën trofun e fituar dhe mesushori do të jetë një vlerë e shtuar për Gegën në formacion edhe pse është një ndeshje pa shumë rëndësi.