Teksa të gjithë janë të fokusuar te ndeshja e kthimit të raundit të parë të UEFA Champions League ndaj Qarabag, te Partizani kanë gjetur kohë për pak festë. Lojtari i kampionëve, Willian Cordeiro Melo feston ditëlindjen e 26-të të tij, e para si “dem”.
E në këtë ditë speciale për mesfushorin brazilian nuk kishte si të mungonte as urimi i klubit kryeqytetas. Përmes rrjetit social “Facebook”, klubi i kuq ka uruar Cordeiro Melon për vite të lumtura dhe suksese me kampionët e vendit.
“William Cordeiro Melo feston sot 26 vjetorin e tij të lindjes. Klubi, i uron mesfushorit brazilian të skuadrës edhe 100 vite të lumtura dhe shumë suksese me kampionët.”-shkruhej në urimin e klubit të kuq për lojtarin e ardhur në këtë merkato vere nga nënkampionët e vendit, Kukësi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.