Nuk kanë fund prurjet te Partizani.
Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore kërkojnë me çdo kusht mbrojtjen e titullit dhe gjatë kësaj merkato vere nuk kanë kursyer thuajse askënd. Të shumtë janë lojtarët e zyrtarizuar tashmë tek të kuqtë, ndërsa në ditët e ardhshme të tjera zhvillime priten.
Ndërkohë, teksa Partizani përgatitet për finalen e Supekupës së Shqipërisë, atë ndaj Kukësit më 18 gusht, 5 futbollistë i janë bashkuar skuadrës në një fazë prove. Bëhet fjalë për vlonjatin, Xhulio Tushi, portierin, Emil Gjoçaj, mesfushorin, Arenc Mateli dhe qendërmbrojtësin e Shkëndijës Tiranë U-19, Agim Dajçi, por edhe sulmuesi kosovar i ardhur nga Italia, Kledio Sulejmani.
Një dyndje mjaft e madhe, që i vendos të kuqtë me shpatulla për muri. Gjithsesi, nuk pritet që ndonjëri nga futbollistët të përfshihet në ekipin e parë, paçka se e kalojnë provën. Ata pritet të bashkohen me ekipin B për të synuar më pas minutat e tyre me ekipin e madh.
