Partizani mësoi sot vendimin e Komisionit të Disiplinës që i dënonte të kuqtë me katër ndeshje pa tifozë, por gjithashtu duhet t’i dëmshpërblejë Kukësit edhe stolat e thyer në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Ky është impianti i katërt që 15 herë kampionët e Shqipërisë janë të detyruar për të paguar dëmet e shkaktuara nga tifozëria e tyre.
Kujtojmë që më parë të kuqtë janë penalizuar për stadiumin e Skënderbeut, “Elbasan Arenën” dhe “Selman Stërmasin”, pasi tifozët e tyre shkaktuan dëme materiale në këto tre impiante. Në këtë mënyrë klubi i Partizanit është i detyruar për të shlyer dëmet e këtyre stadiumeve të shkaktuara nga mbështetësit e tij.