Partizani fitoi 2-1 dje ndaj Flamurtarit duke bërë një tjetër hap të sigurt drejt objektivit për titull kampion. Të kuqtë se shohin veten në vendin e dytë të rendijes me pikë të barabarta me Skënderbeun dhe dy pikë pas vendit të parë që mbahet nga Kukësi.
Por, një tjetër anë pozitive është edhe fakti se marrëdhëniet e drejtuesve të Partizanit me gjyqtarin Enea Jorgji janë normalizuar.
Genc Tomori dhe Edmond Haxhia takuan para takimit kundër Flamurtarit gjyqtarin Enea Jorgji, pasi ky i fundit ishte në stadium për të ndjekur këtë takim. Pak muaj më parë, Partizani shpalli “Non grata” gjyqtarin Jorgji, direkt pas ndeshjes së fazës së parë kundër Skënderbeut ku të kuqtë barazuan pikërisht në “Elbasan Arena”.
Ndërkohë që nuk ka munguar as dhurata simbol e qytetit të Elbasanit në prag të “Ditës së Verës”, pasi ish-futbollisti i ekipit të Elbasanit, Eriol Merxha i bëri dhuratë një ballokume mikut të tij, portierit të Flamurtarit, Argent Halilajt.