Sot është luajtur ndeshja e parë e javës së dytë për Kategorinë e Dytë. Partizani B ka arritur të fitojë me përmbysje kundër Spartakut me rezultatin 3-2.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të ekipit të Spartakut, ndërsa e dyta foli tërësisht për të kuqtë të cilët arritën të përmbysnin rezultatin. Për ekipin e Partizanit shënuan Nuri në minutën e 31-të, A. Hoxha në minutat 50 dhe 91.