Dy trofetë e fundit që Partizani, ka fituar janë, Kupa e Shqipërisë dhe Supekupa, në sezonin 2003-2004. Që prej atëhere të kuqtë nuk kanë marrë një trofe tjetër, pasi kanë pasur shumë probleme, madje në disa raste nuk kanë pasur fatin me vete.
Ndërkohë në atë periudhë trajner ishte Sulejman Mema, ish-lojtari dhe trajneri bardheblu. Edhe pse ai nuk ishte kurrë një lojtari Partizanit, si trajner pati një sukses të pakontestueshëm, pasi fitoi.
Kampionati i fundit për të kuqtë është fituar në vitin 1993 dhe për një ekipi si ky, 25 vite janë shumë. Ky sezon deri më tani është shumë pozitiv për Partizanin, i cili me këto paraqitje jo vetëm që sjellë shpresën për titull, por e bën domosdoshmëri.