Fatjon Jusufi është transferuar në Armeni te skuadra e Shirakut. Ish-lojtari që u afrua te Partizani në merkaton e dimrit, ka zgjedhur të vijojë aventurën në kampionatin armen. Aty ai ka gjetur një tjetër ish-futbollist të kuq, pikërisht Bunjamin Shabanin.
Edhe pse në Shqipëri erdhi me bujë. Jusufi nuk arriti të debutonte me fanelën e kuqe për shkak të hapësirave ta pakta. Kësisoj së bashku me drejtuesit, u dakortësua për të ndërprerë bashkëpunimin me 15-herë kampionët e vendit. Një aventurë në kryeqytet që përfundoi më shpejt se sa nisi.