Kupa e Shqipërisë në volejboll ka njohur edhe gjysmëfinalistet e këtij kompeticioni. Këshut dy ekipet që kualifikohen në volejbollin e femrave janë Teuta dhe Partizani. Këto dy ekipe kanë zënë vendet e para në Grupin B dhe për këtë aryse gëzojnë të drejtën për të luajtur në gjysmëfinale për fitimin e trofeut.
Sot në “Asllan Rusi” janë zhvilluar edhe takimet e fundit të fazës eleminatore duke përcaktuar kështu ekipet që do vazhdojnë më tej në kupë. Ndeshjet janë zhvilluar në 3 ditë ku vajzat e Partizanit kanë arritur të marrin 3 fitore ndërsa ato të Teutës 2 fitore.