Janë luajtur ndeshjet e javës së tetë për kategorinë e moshave U17 dhe U19. Takimet kanë qenë të vlefshme për Kategorinë e Parë në të dy grupet. Për moshat nën 17 vjeç, në grupin A Besëlidhja ka triumfuar në shtëpi ndaj Burrelit, ndërsa Kukësi ka pësuar hmbje në shtëpi nga Vora. Në grupin B, Elbasani ka dalë më tri pikë ndaj Football Republic ndërsa Tomori ka fituar pastër ndaj Apolonisë.
Për moshat U19 në grupin A të kategorisë së Parë Partizani ka dalë me pikë të plot nga transferta e Kukësit dhe Spartaku ka “shpartalluar” Shkëndijën si mysafir. Për grupin B, Bylis ka likujduar Butrinin dhe Football Republic Fc Pepa.
Më poshtë rezultatet e plota:
Kategoria e Parë A- U17
FC Scutari 1-0 Iliria
Kukësi 1-2 Vora
Besëlidhja 2-1 Burreli
Shkëndija T. (-) Spartaku
Kategoria e Parë B- U17
Elbasani 2-1 Football Republic
Vlora 1-2 Durrësi 04
Tomori 2-0 Apolonia
Bylis 2-2 Butrinti
Kategoria e Parë A, U19
Kf Shkodra 4-1 Kinostudio
Kukësi 1-4 Partizani B U19
Besëlidhja 2-1 Burreli
Shkëndija B T. 2-5 Spartaku
Kategoria e Parë B, U19
Sh.S Pepa 3-4 Football Republic
Vlora 0-1 Durrësi 04
Bylis 4-3 Butrinti