Skuadra e dytë, Partizani B, pas suksesit të arritur pak ditë më parë ndaj Luzit 2008, ka zbuluar axhendën për takimin e radhës. Në faqen zyrtare të klubit është njoftuar se, ekipi i dytë i Partizanit do luajë takimin për javën e dytë ndaj KF Spartakut.
Ndeshja do të luhet ditën e shtunë në orën 14:30 në “Yrshek”. Ky është takimi i dytë, ku Partizan B synon fitoren e radhës, pas suksesit të arritur ndaj Luzit 2008, ku fituan me rezultatin 1-0, ku të kuqtë e drejtuar nga trajneri Genc Mahmutaj kanë shijuar 3 pikët e para. Një 11 metërsh i fituar nga sulmuesi Alban Hoxha është shndërruar në gol nga Jasir Asani i cili debutoi me gol në aventurën e tij me fanellën e kuqe.