Partizani u nis mëngjesin e sotëm drejt Austrisë, ku pas disa orësh udhëtim mbërriti në Salzburg, aty ku do të luhet ndeshja e kthimit kundër skuadrës vendase, Red Bull Salzburg. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-0 për austriakët, por as lojtarët, as stafi e aq më pak tifozët nuk e mendojnë eliminimin nga Champions League.
Ata kërkojnë fazën në grupe, ndërsa ultrasit nuk mund ta lenë kurrsesi ekipin e tyre të zemrës vetëm. Ata janë nisur me autobus nga Tirana në drejtim të Salzburg vetëm pak orë pasi skuadra ishte nisur me avion drejt Austrisë. Afro 100 tifozë janë nisur nga Tirana, ndërsa të tjerë i presin në Austri. Pritet që të ketë numër të konsiderueshëm lojtarësh në mbështetje të skuadrës.