Tirana dhe Partizani janë në një garë të vërtet për disa lojtarë këtë periudhë merkatoje. Derbi I kryeqytetit ka kaluar nga fusha në bisedimet dhe gjetjet e dakordësive me lojtarët e preferuar, që në disa raste janë kryqëzuar dëshirat. Si të kuqtë ashu edhe bardheblutë kanë dëshirë Gledi Micin, ish-kampionin e Shqipërisë me Skënderbuen.
Mëngjarashi I mbrojtjes e ka mbyllur me Shkëndijën, ndërsa në një intervistë për Supersport ka ngrirë buzëqeshjen e dy klubeve të kryeqytetit, teksa shprehet se ka disa oferta nga klube turke dhe prioritet është zhvillimi I karrierës jashtë Shqipërisë.
“Kjo është një periudhë stresuese për ne lojtarët. Kam disa kontakte me klube turke dhe tani nuk dua t’I përmend me emra sepse nuk ka asgjë zyrtare. Në Shqipëri kam një eksperiencë dhe dua që nëse nuk bëhet gjë jashtë, të shpallesha sërish kampion. Tirana apo Partizani? Janë ekipet më të mëdhaja në Shqipëri që kanë bërë histori, nëse nuk bëhet gjë për jashtë shtetit atëherë do vendos”, tregon Mici.