Parma kërkon të befasojë në merkato. Skuadra italiane pasi ka afruar në ekip, Karamoh nga Interi, Dermaku nga Cozenca si dhe Hernani, Brugman, Laurini, Kulusevski, Cornelius, por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, Parma interesohet edhe Fabio Coentraon i cili pas largimit nga Rio Ave ka ngelur pa skuadër.
Drejtuesit e klubit po negociojnë me lojtarin për ta bindur të transferohet në Itali, aty ku do të gjente edhe shokun e Kombëtares, Bruno Alvesh. Karriera e mbrojtësit portugez mund të rinis nga Parma pasi pas largimit nga Real Madrid përfundoi te Porto dhe më pas te Rio Ave, ndërsa tani është pa skuadër.