Taulant Xhaka ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse në këtë start sezoni me Bazelin në kampionatin e Zvicrës, por edhe në ndeshjet e Champions League-s.
Mesfushori kuqezi ka qenë vendimtar me disa asist të shndërruar në gola nga shokët e tij të skuadrës, ndërsa është kandidat potencial për të fituar çmimin “Futbollisti i muajit” në kampionatin e Zvicrës, një çmim që jepet nga gazeta prestigjioze “Blick”.