Sot dhe nesër do të zhvillohet Maratona e Tiranës, e cila prej ditësh ka vënë në lëvizje të gjithë garuesit që do të marrin pjesë në këtë event. Ditën e sotme do të vrapojnë nxënësit e shkollave, ndërsa nesër do të jetë finalja e madhe për të cilën janë regjistruar plot 5-mijë garues.
Maratona e Tiranës do të ndahet në tre etapa të cilat janë: “Half Maraton”, “Tirana 10 K” dhe “We Too”. Fituesit do të shpërblehen sipas çmimeve të përcaktuar nga organizatori që në këtë rast është Bashkia e Tiranës.
Kujtojmë që ky është edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës, ku vit pas viti numri i pjesëmarrësve është rritur ndjeshëm.