Situata te Roma nuk është e mirë, për shkak se rrezikohet hyrja në Champions League. Drejtuesit po punojnë që të rregullojnë kontratat me lojtarët, e një nga më të përfolurit është Pellegrini. Ajo që drejtuesit po bëjnë është studimi i një rinovimi të mundshëm me lojtarin, por kjo bie ndesh me dëshirën e tifozëve. Lojtari i 12-të i kryeqytetit italian konteston këtë ide, duke u arsyetuar me faktin se futbollisti nuk e meriton.
Faktikisht qëndron, pasi përformancat e Pellegrinit kanë pasur ulje-ngirtje të vazhdueshme. Me të vërtetë një gjëndje paradoksale te Roma. Gjithsesi, ka kohë deri në verë për të marrrë një vendim.