Duhej të qe ndryshe, por ndonjëherë në jetë duhet të zgjedhësh i detyruar për të mbajtur kokën lart. Askush dhe asgjë s’mund të nëpërkëmbë dinjitetin dhe shembulli i duhur për ta ilustruar këtë është Skënder Gega. Trajneri kampion riktheu pas 26 vitesh titullin te Partizani. Nesër duhet të ishte në pankinë për të udhëhequr luftëtarët e tij, por puna e trajnerit kështu e paska, së paku në Shqipëri.
Një postim në rrjetet sociale i trajnerit tropojan është bërë objekt lajmesh në medie të ndryshme. I shtrirë në shazllon, me pamje nga perëndimi Gega duket më i qetë se kurrë. Nesër, Partizani i tij do të luajë në Champions ndaj Karabakut ku do të luftojë fort për një rezultat pozitiv. Ndërsa Gega vijon i qetë pushimet. Çfarë paradoksi!