Në një prononcim për Premium Sport përpara ndeshjes Milan-Napoli, Marek Hamsik ka thënë se Milani edhe pse me mungesa në formacion, mbetet një skuadër e fortë dhe për të fituar ndaj tyre nuk do të jetë aspak se lehtë.
“Nuk besoj se Milani do ketë probleme në mbrojtje. Vërtetë që mungojnë dy titullarët, por për ne nuk do të jetë aspak e lehtë. Ne besojmë tek titulli, por gjithcka kalon nga kjo ndeshje. Është ëndrra jonë dhe duam ta bëjmë realitet”, është shprehur mesfushori i Napolit.
Milan-Napoli luhet në orën 15:00 në “San Siro”.