Në mbrëmjen e sotme Shqipëria dhe Jordania luajtën një ndeshje miqësore në “Elbasan Arena”. Ky 90 minutësh ka përfunduar me rezultatin 0-0. Përtej rezultatit zhgënjyes në fushën e lojës, që kuqezinjtë nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë, trajneri Christian Panuçi pas takimit ka refuzuar të jap një prononcim për “Supersport” ndaj gazetares Ilda Bejleri.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar në mënyrë të pakuptimtë, Bejleri ka reaguar duke thënë se trajneri ka bërë një sjellje prej arroganti. Ndër të tjera kujtojmë që Kombëtarja në datën 14 tetor do të luajë në transfertën e Izraelit, ndeshje e vlefshme për Nations League.