Trajneri i Kombëtares Christian Panuçi ka dalë sot në një konferencë për shtyp , ku ka folur për të rejat më të fundit lidhur me Kombëtaren dhe dy takimet që janë luajtur ndaj Spanjës dhe Italisë.
Panuçi ka folur për të ardhmen e Kombëtares dhe talentet e reja që mund ti bashkohen ekipit në dy miqësoret që do luhen në muajin nëntor. Tekniku italian zbulon prapaskenat e takimeve me dy trajnerët e U-19 dhe U-21.
“Do më duhen 2-3 lojtarë në miqësoret që do luajë Shqipëria në muajin nëntor. Kam mundësi për të parë nga afër se çfarë aftësish kanë për ti aktivizuar në miqësoret e radhës. Do jem i pranishëm në takimet që do zhvillohen për të bërë një vlerësim nga afër. Në shtator është zhvilluar një takim me dy trajnerët e Kombëtareve U-19 dhe U-21 dhe kemi diskutuar për të ardhmen e Kombëtare. Kemi diskutuar se çfarë na duhet. Para Krishtlindjeve do bëjmë një tjetër takim për të shikuar se ku jemi”.