• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Home
OPINION

Panucci – FSHF njësoj si martesa! Askush nuk të detyron të shkosh deri sa vdekja të të ndajë…

Shtator 14, 2018 OPINION 0 comments

Panucci – FSHF njësoj si martesa! Askush nuk të detyron të shkosh deri sa vdekja të të ndajë…
OPINION
Panucci dhe Duka

Editorial nga Gjergji Stefa për Supersport

10 ndeshje, 3 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. 5 kapitenë në 10 sfidat e fundit, 8 raste kur lojtarët zëvëndësohen në fundin e pjesës së parë, debutues që shfaqen dhe rikthehen pa ndonjë shpjegim logjik, skema që ndryshohen pothuajse gjithnjë brenda së njëjtës ndeshje, ashtu sikundër thonë vetë senatorët, pa u provuar më parë në stërvitje. Lojtarë që luajnë jashtë pozicioneve natyrale dhe sjellje jo dhe aq të zakonshme në sallën e konferencave. Grumbullime që janë shndërruar në karantinë, marëdhënie e munguar me grupin, dhe polemika sidomos pas humbjeve me gazetarët.

Kush është Christian Panuçi, trajneri i përfaqësueses, i servirur jo nga CV e tij por nga një koncept i ri drejtimi. Duhet diçka e re, ndoshta pa përvojë por me dëshirën për t’u shkrirë në një realitet jo të thjeshtë. A mund të flasim sot për një dështim? Dy përvoja modeste si trajner te Livorno dhe Ternana dhe një eksperiencë si ndihmësi i Capellos te Rusia. Si ka mundësi që një ish lotjar kaq i madh, kampion në Itali, Spanjë dhe Angli, fitues i dy Champions League, pjesë e Milanit të madh dhe Realit famëmadh, të mos jetë i duhuri për të drejtuar një përfaqësuese ku askush nuk i kërkon të fitojë Kupën e Botës, por të bëjë gjërat sipas logjikës që në fund ai dhe ne të themi “bëmë gjithçka”, po nuk ja dolëm dot?!

Presidenti i federatës, Armando Duka, njeriu që me statut ka të drejtën ekskluzive në zgjedhjen dhe pse jo shkarkimin e trajnerit, ka postuar ditë më parë në Instagram një mesazh, ku pavarësisht shpërndarjes së vijës imagjinare të problematikës, ka nëntekst të qartë. Trajneri nuk preket deri në fund të Ligës së Kombeve, pra dhe dy ndeshje, dhe nëse interesi është që këto dy ndeshje t’i fitojmë, klima përreth stolit nuk duhet të jetë e tillë që të ndikojë më pas në rezultatin final që do përftohet. Nëpër të akuzohej dhe media, ashtu sikundër i jepej trajnerit besim, që nuk ishte i patundur, përkundrazi. Duka është tifozi më i informuar, më i kthjellët dhe pa asnjë diksutim më gjakftohtë i kombëtares, dhe ato çka u shkruan më sipër ai jo vetëm që i di, por në dhomën e së vërtetës mund të të rreshtojë dhe kushedi sa elementë që më pas të thuash të njëjtën gjë: Christian ndoshta është në vendin dhe kohën e gabuar.

Ata që e marrin “sapunin për djath” mendojnë se Duka beson verbërisht te zgjedhja e tij, ata që lexojnë mes rreshtave mendojnë: Presidenti mund të jetë penduar, por zgjedhjes së tij do t’i japë gjithë kohën që në fund t’i thotë ndërgjegjes: e provova dhe unë si ai, njësoj deri në fund. Që postimi i Dukës të marrë vlerë nuk duhet të ndryshojë as klimë e as media. Duhet të ndryshojë trajneri. Duhet të rindërtojë marëdhëniet me lojtarët, duhet të zgjedhë një lider, duhet të fiskojë një sistem loje, duhet të aktivizojë më të mirët, duhet të studiojë kundërshtarin dhe të mos ketë kapërcime taktike që bëjnë këdo të ndihet trajner. Duhet të ndryshojë mënyrën e punës dhe sjelljen nëpër konferenca. Duhet praktikisht klonuar dikush tjetër. A mund ta bëjë Panuçi një gjë të tillë në këtë moshë dhe në kohë kaq të shkurtër. Dhe çka është më e rëndësishme,a është i bindur ai se duhet të ndryshojë?

Çdo fitore e madhe ka brenda dyshimet e veta, ashtu sikundër jo çdo humbje duhet shndërruar në një tragjedi. Por ajo çka po na ndodh në këtë Ligë Kombesh kalon përtej rezultateve. Kundër Izraelit fituam me fat, ndërsa në Skoci patëm fat që pësuam aq pak. Asnjë fitore e veçuar nga logjika e një aktiviteti dhe pune nuk duhet të veshë sytë e askujt. Ari Haan, është trajneri i vetëm i shkarkuar i Shqipërisë qëkur Duka mori drejtimin e federatës, barazoi një ditë në Portugali 0-0 dhe atë moment të gjithë thanë: çfarë mjeshtri. Ata që e shihin para dhe mbrapa thanë kjo është një rastësi. Duka e di më mirë se kushdo se çfarë duhet bëjë. Për momentin po lufton me egon e tij për të pranuar që ndoshta nuk ka bërë zgjedhjen e duhur dhe me britmat e trajnerit që si zgjedhje të tij duhet ta dëgjojë dhe pse jo dhe ta besojë. Thellë thellë në ndërgjegjen tij ka filluar të mendojë se kush do jetë zëvëndësuesi i Panuçit. Raporti president-trajner është njësoj si martesa! Sot askush nuk të detyron të shkosh deri sa vdekja të të ndajë, ashtu sikundër trajneri është si puna e bashkëshortes. Duhet dhe fat, sepse ajo e mira të përmison disi, por ajo e gabuara të shkatërron gjithçka.

Ndaje në:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Kamza hap javën e katërt të kampionatit, DURO debuton: Duam 3 pikët, s'kam presion
Previous article Dorëzohet Anglia, "imiton" Spanjën dhe Italinë

Kush është personazhi i VITIT 2019-të?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

KOMENT/ "Miss-i" dhe Sporti
Dhjetor 6, 2019

KOMENT/ "Miss-i" dhe Sporti

KOMENT/ Jurgen mbaje kokën lart! Rrugën e suksesit e ke në ndërtim, prite shiritin e inaugurimit...
Nëntor 25, 2019

KOMENT/ Jurgen mbaje kokën lart! Rrugën e suksesit e ke në ndërtim, prite shiritin e inaugurimit...

OPINION/ Arena Kombëtare Kuqezi Panajot Pano ose... një ngjitëse për të mbyllur gojën
Nëntor 12, 2019

OPINION/ Arena Kombëtare Kuqezi Panajot Pano ose... një ngjitëse për të mbyllur gojën

Zoti president, hidhi sytë nga Shkodra... Çoje nderin e Ferit RRAGAMIT deri në fund!
Nëntor 6, 2019

Zoti president, hidhi sytë nga Shkodra... Çoje nderin e Ferit RRAGAMIT deri në fund!

Fituesi nuk gjykohet, por...
Tetor 21, 2019

Fituesi nuk gjykohet, por...

Mbreti Baç
Gusht 13, 2019

Mbreti Baç

Leave a Reply Cancel reply

Lajmet e fundit

Dhj 9 9:26 PM
BOTA

Real Madrid i “gjymtuar” në Champions League, Zidane me “sytë” nga “El Clasico”(Lista e lojtarëve)

Dhj 9 9:11 PM
BOTA

PSG-ja e “fiksuar” me futbollistët e Juventusit, francezët përgatisin shkëmbimin e mesfushorëve

Dhj 9 8:53 PM
BOTA

E BUJSHME/ Tre ekipe çojnë skaut për të parë MURIQIN, midis tyre dhe vendi i dytë në Premier League

Dhj 9 8:34 PM
BOTA

“Buzëqesh” Conte, Interi rikuperon një prej titullarëve ndaj Barcelonës

Dhj 9 8:20 PM
VENDI

FOTO/ NGOO lutet për Shqipërinë: Zot mbro motrat dhe vëllezrit e mi shqiptarë

SHTYPI I DITËS

  • AS

  • Corriere dello Sport

  • L'equipe

  • Marca

  • Mundo Deportivo

  • Panorama Sport

  • Sport

  • Tuttosport

Sondazh

Kush është personazhi i VITIT 2019-të?

View Results

Loading ... Loading ...

Ndeshjet e radhës

DatëMatchKohë/PërfundimeGround
2019-12-14 16:00:4614.12 Skënderbeu - Vllaznia 16:00:4616:00
N/A
2019-12-14 16:00:3714.12 Kukësi - Teuta 16:00:3716:00
N/A
2019-12-14 13:00:1614.12 Laçi - Luftëtari 13:00:1613:00
N/A
2019-12-14 13:00:0814.12 Flamurtari - Bylis 13:00:0813:00
N/A
2019-12-13 19:00:2613.12 Partizani - Tirana 19:00:2619:00
N/A

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Pos Club Nd. F B Pikë
1 Partizani 14 7 4 25
2 Kukësi 14 7 3 24
3 Bylis 14 6 5 23
4 Laçi 14 6 4 22
5 Teuta 14 5 7 22
6 Vllaznia 14 5 5 20
7 Skënderbeu 14 6 2 20
8 Tirana 14 5 4 19
9 Luftëtari 14 1 5 8
10 Flamurtari 14 0 5 5

Basketball

Poz. Klubet Pikë
1 Vllaznia 7
2 Teuta 7
3 Partizani 7
4 Goga Basket 6
5 Tirana 5
6 Barleti Eagles 4

Volleyball (Meshkuj)

Poz. Klubet Pikë
1 Erzeni 14
2 Skënderbeu 11
3 Tirana 9
4 Studenti 9
5 Partizani 7
6 Vllaznia 6
7 Farka Volley 4
8 Elbasani 0
9 Teuta 0
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • VIDEO SPORT
  • Back to top
© NewSport.al 2016. All rights reserved.
Adresa: Rr. Donika Kastrioti, Vila 9/1, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P