Shqipëria po vijon përgatitjet për ndeshjen miqësore që do të luhet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” përballë Uellsit. Trajneri Panucci e ka nisur stërvitjen më kritika dhe tona të ashpëra ndaj lojtarëve që ishin në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Skocisë. Ndërsa ka ngelur i zhgënjyer nga kapiteni Mërgim Mavraj për kartonin e kuq.
Trajneri përgjatë gjatë gjithë pjesës së parë të ndeshjes ndaj skocezve ka “shfryrë” disa herë duke iu drejtuar ndihmësit të tij, Kaseti: “Pse e futa Mavraj? Pse ndërrova mendim dhe nuk nisa me Ismaijlin” kanë qenë një pjesë e kritikave të Panuccit kur ndeshja ishte në zhvillim e sipër.