Mat Humels ka dalë nga fusha në minutën e 51-të duke i lënë vendin Boateng, ndërsa shkak është bërë goditja në gju që mori gjatë sfidës së djeshme kundër Hamburgut.
Qendërmbrojtësi i Bajernit provoi të luante edhe në pjesën e dytë, por pa sukses. Tashmë prezenca e tij kundër Atletiko Madridit është në dilemë, ndonëse pas sfidës kundër Hamburgut, Humels deklaroi: Nuk është ndonjë dëmtim serioz, por duhet të pres për të parë nëse do të jem të martën për Champions ose jo.