Francesco Totti, kapiteni legjendar i Romës, i cili për më shumë se 20 vite ka kontribuar për fanellën verdhekuqe, sot feston 40 vjetorin. Ai numëron 740 ndeshje me fanellën e kryeqytetasve dhe ka shënuar 300 gola.
Përveç jetës aktive në sport, Totti pesë ditë më parë është bërë aktiv edhe në rrjetin social “facebook”. Në vetëm 70 orë aktivitet, Totti ka tërhequr rreth vetes mbi 780 mijë fansa. Ndërsa në ditën e tij të lindjes, ku sot po feston 40 vjetorin, fansat po çmenden rreth tij, ndërsa vet numri 10 i Romës ka shpërndarë një sërë fotosh dhe videosh nga miqtë që e urojnë.