Flamurtari do luajë sot ndaj Kukësit në orën 17:00, takim ky i vlefshëm për javëne 27-të të kampionatit. Si trajneri Peter Pacult ashtu dhe Shpëtim Duro kanë punuar dje me skuadrat e tyre duke krijuar një ide për titullarët që do zbresin sot në fushë.
Sigurisht, të dy duna rezultat pozitiv, ndaj kanë menduar që në këtë takim të hedhin në formacion më të mirë.
Ndërkohë që situata paraqitet më e lehtë në kampion vlonjat, ku mungesa e vetme do të jetë ajo e Xhufos, Pacult nga ana tjetër është në dilemë për mesfushën. Në balotazh është Drazia me Hoxhën, për të cilët tekniku do vendosë pak para se të nisë supersfida e ditës së sotme.
Formacioni i mundshëm:
Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Tounkara, Useini, Sdibe, Zuka, Alvesh, Bushiç;
Trajner: Shpëtim Duro
Kukësi: Koliçi, Zderiç, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Idrizi, Dzaria (Hoxha), Imami, Kale, Shkodra, Guri;
Trajner: Peter Pacult