Gramozi edhe sezonin që vjen do luajë në Kategorinë e Dytë. Kolonjarët pritet të nisin përgatitjet për kampionatin që pritet të nisë në shtator. Bashkia e Kolonjës është financuesi i vetëm për ekipin, me lojtarët që janë vendas dhe luajnë për pasion,
Pa paga fikse apo shpërblime, futbolli në Ersekë duket se mbahet nga dëshira e sportistëve. Së fundmi në Ersekë mbërriti një bazë materiale nga sportdhashësit nga Anglia, që i janë gjendur pranë skuadrës.
Koha kur Gramozi luante në Superligë dhe zhvillonte miqësore me Realin e Madridit duket e largët, me kolonjarët që mbahen pa paga. Në kushtet kur lojtarët e rinj vendas nuk e kanë forcën për të ngjitur skuadrën një kategori më lartë, pritet që huazimet nga rrethi i Korçës të jenë shpëtim. Prej vitesh tanimë në Ersekë nuk shihen më në masë lojtarë nga Afrika apo Brazili, si një tregues i qartë i financave të munguara.