Real Madrid nuk e ka nisur shumë mirë edicionin e ri në Champions League. Në takimin e parë në Grupin A, madrilenët u mundën nga PSG, kurse më pas barazuan në shtëpi ndaj Club Brugge.
Duket sikur herë pas here mesfusha nuk është në nivelin e lartë dhe presidenti Florentino Perez po mendon që tani për merkaton, madje këtë të janarit. Sikurse raporton Marca, bëhet fjalë për Christian Eriksen dhe Van de Beek. Njëri lojjtari i Tottenham, e tjetri i Ajax. Tashmë mbetet për t’u parë deri në janar se ç’do të ndodhë.