Merkatoja e janarit po afron dhe Mesut Ozil është i angazhuar sepse synon të sjellë në ekipin e Arsenalit bashkëkombasin e tij.
Arsenali po përgatit një ofertë prej 30 milionë eurosh për yllin e Wolfsburgut, Julian Draxler dhe Ozil duket se po bëhët ndërmjetës pasi kërkon ta marrin sa më shpejt.
Megjithëse skuadra e Arsen Vengerit është në pozita të mira në kampionat, ndiehet nevoja e një lojtari i cili mund ti japë frymëmarrje ekipit. Kjo sepse edhe shorti i Championsit e ka vënë përsëri përballë Bajern Mynihut dhe Draxler do të ishte një përforcim i mirë për Arsenalin.
Por tekniku francez së bashku me Ozilin duhet të nxitojnë nëse duan shërbimet e Draxlerit pasi skuadra e PSG-së ka një interesim për mesfushorin.