Sot, Skënderbeu ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi. Ky i fundit nuk i ka lënë të tijtë asnjë ditë pushim, edhe pse arritën të fitonin kundër Partizanit me rezultatin 2-0.
Për bardhekuqtë nuk ka kohë aspak dhe për të mbrojtur titullin, duhet ende shumë punë. Projekti i drejtuesve, një skuadër e re në moshë dhe lart cilësisht, do edhe shumë muskuj në fushën e blertë. Ndaj, Orges Shehi ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore para sfidës kundër Kastriotit që luhet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.