Orges Shehi ka folur para sfidës mes Skënderbeut dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Trajneri i korçarëve ka folur për mediet teksa ka treguar se ku çalon skuadra e tij, por gjithashtu duket i kënaqur me atë që futbollistët kanë dhënë në fushë, pavarësisht rezultateve. Ish-portieri i njohur u shpreh:
“Personalisht kërkoj vetëm përqëndrim. Kundërshtari shumë rrallë na ka ardhur në portë. Kemi marrë gola që mund t’i evitonim. Takimi vendoset nga gjërat e vogla, ia kam thënë dhe çunave.
Gjithë këto ndeshje, gjithë këto ecuri, nuk është se Skënderbeu nuk ka dominuar asnjë skuadër. Kemi pikat e forta por edhe të dobëta. Shpresoj t’i rikuperojmë të gjitha”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë që sfida Skënderbeu – Kukësi luhet nesër në orën 17:00.