Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, pas humbjes 2-0 ndaj Partizanit është shprehur për “Supersport” se Partizani nuk i ka dominuar, por ndeshja është vendosr nga episodet.
“Vazhdon sindroma. U mundëm nga episodet.Nuk ishim në ditën tonë më të mirë, por kundërshtari nuk na dominoi. Ekipi është i ri dhe nuk po e kupton ende këtë pjesë që skuadra duhet të reagojë. Duhe të kishim bërë më mirë në qarkullimin e topit. Në filozofinë time, skuadra duhet të luajë me topin. Të rinjtë kanë humbur besimin, që të qarkullojnë topin. Këtë duhet të bënim më mirë. Në rastin e penalltisë e kemi pësuar. Nuk është rastësi që kemi qenë mirë në dy fazat e para, por ka qenë fryt i përqendrimit, grintës, por më pas këto na kanë humbur dhe për këtë më vjen keq. Bëmë ndeshje të mira në Durrës, me Kukësin në shtëpi, në Gjirokastër dhe përsëri nuk e marrim rezultatin. Ne i kemi para objektivat, ne jemi Skënderbeu. Kemi cilësi dhe duhet të shohim sa më larg, të mos neglizhojmë, pasi ndëshkohemi, duke e ditur që edhe shumë pak javë kanë mbetur deri në fundin e kampionatit”, është shprehur Shehi.