Jemi në fazën finale të kampionatit dhe tani skuadrat janë me laps e letër duke bërë llogaritë. Kukësi është aktualisht -4 pikë nga Tirana kryesuese, por për Olsi Teqjan asgjë nuk ka përfunduar. Në një lidhje telefonike me Rubrika Sportive, Teqja premton se kuksianët nuk do dalin pa trofe.
”Ishte derbi i vakët. Partizani ishte kjonkret. Barazim i Tirtanës na mërziti. Ne e kemi objektiv madhor fitimin e një titulli. Përdërisa matematika na lejon, ne e synojmë kampionatin.
Edhe ju jeni dakord që nëse nuk marrim diçka këtë sezon, është dështim. Kundërshtarët direkt i kemi mundur. Kampionati fitohet me ekipet e vogla, e ne kemi gabuar me t’a. Ju premtoj që nuk dalim pa trofe” pohon Teqja.
‘