Politikë dhe sport, opinionisti Xhevdet Zekaj i përzien dhe në fund kërkon fitoren e futbollit. Përmend themelimin e klubit Partizani nga Ushtria Shqiptare në vitin 1946, por edhe të Skënderbeut nga Hilë Nosi.
Në shkrimin e tij të publikuar në “facebook”, i shoqëruar me disa fotografi, Zekaj bën analizë të shkurtër, por shumë domethënëse të dy skuadrave që nesër do të diskutojnë kreun e klasifikimit në “Elbasan Arena”.
“Nesër, super derbi FK Partizani Tirana dhe Klubi Shumësportësh Skenderbeu! Mos e humbisni luan ekipi kampion dhe skuadra për tu mundur, me rivalin e vet serioz për ti marrë trofeun! Luan skuadra Partizani e Petrit Dumes dhe ajo e FK Skënderbeut e Ridvan Bode e Niko Peleshit!
Kush do fitoi Partizani skuadra e ish Ushtrisë Shqiptare e themeluar më 1946 dhe sot me president Gazmend Demi, apo KF Skënderbeu i themeluar më 1909 nga Hilë Nosi dhe sot me presidentin e suksesshëm Ardjan Takaj!
Janë Starova dhe Agostinelli përballje e të dashurëve “armiq”!
Le të fitoi futbolli!
Ilir Jano Suksese Partizanit, duke qenë se ti i urove suksese FK Skënderbeut!
Por suksese dhe Korçës!
Suksese tifozerive, Ultras Guerrils dhe Ujqërit e Dëborës! Pa sharje por me tifozllëk!
FUTBOLLI MBI TE GJITHA!”, shkruan opinionisti