Në emisionin “Rubrika Sportive” në TVSH, ka disa personazhe të ftuar, mes tyre Fatmir Mneri, i cili ka folur rreth çështjes së zëvendësimit të trajnerëve dhe ardhjes së të huajve. Ai ka qenë plotësisht kundër kësaj metode, ku tregon se është abuzuar mjaft me ardhjen e të huajve, të cilët premtojnë shumë, por në fund presidentët kthehen te vendësit.
“Është abuzuar me trajnerët e huaj. Vijnë dy ditë pa nisur kampionat, kur ka nisur. Por, drejtuesit e futbollit duhet të jenë më racionalë dhe duhet që të punojnë më mirë. Duhet të marrin “kuzhinierë” të mirë vendës që të bëjnë gjellën e zakonshme, sepse marrin të huaj që bëjnë atë që dinë të bëjnë dhe në fund kthehesh te buka me djath. Më mirë trajner shqiptar, sepse njeh mentalitetin, lojtarët dhe mënyrën e lojës”.