Rimal Haxhiu
Rimal Haxhiu do të bëhet futbollisti i ri i Malishevës. Siç raportojnë burime për mediat, mesfushori ka rënë dakord për të firmosur me ekipin e Superligës së Kosovës dhe shumë shpejt do të vijë edhe zyrtarizimi.
27-vjeçari do ta ketë përvojën e tij të parë në Kosovë, pasi në tri sezonet e fundit ishte pjesë e Tiranës në Superiore. Në këtë mënyrë edhe pista e një transferimi te Besa e Kavajës, ashtu siç e pati raportuar “Newsport.al” , bie, dhe Haxhiu po bëhet gati për aventurën e tij të re.
Te Malisheva, mesfushori do të vihet nën urdhrat e trajneri Thomas Brdaric, edhe ky një ish i Superiores pasi në karrierën e tij ka drejtuar Vllazninë.
Poll







