Erdhi para tre sezonesh si një i panjohur, por në fakt në krye të një klubi të madh siç është Partizani. Dritan Dervishi, një strateg i zoti, një njeri që ka ditur ta njohë në themel futbollin shqiptar, veçanërisht “tregun” e lojtarëve. Asnjëherë nuk e humb vëmendjen nga shtypi i shkruar, por edhe në medien online, kjo për meritën e tij. Di të luajë mjaft bukur, si një fantazist në mesin e fushës e së blertë driblon çdo kundërshtar që i del përpara. Sa nga njëra anë në tjetrën shërben topa dhe gjithmonë arrin të kapë në kundërsulm.
Të gjithë skeptikët në Shqipëri e kanë kritikuar për mënyrën se si e koncepton futbollin apo për ekipet që ka formuar, fillimisht Partizanin dhe më pas Kukësin. Shqipëria është mes të Europës, por frymën të tillë e solli vetëm ai. Ishte ai që formoi një super ekip të kuq, ishte ai që qau me tifozët e kuq pas asaj fitoreje të bukur ndaj Skënderbeut në Korçë. Ishte ai që për herë të parë që krijoi besimin se Partizani i shumë-vuajtur do t’i kthehej së shpejti titulli. Nëse gjithçka do ishte luajtur në fushë, ndoshta të kuqtë nuk do të kishin plot 24 vite pa titull. Me një skuadër solide dhe të frikshme për çdo kundërshtar, ajo rrovishatë e Emiliano Vilës në stadiumin “Skënderbeu” do të mund të ishte gol titulli me asist të Dritan Dervishit.
Kur të gjithë besonin se viti pasardhës do të ishte i Partizanit, drejtori i kuq nuk mund të duronte ndërhyrjet dhe vendosi të provonte një aventurë të re në skuadrën e Kukësit. Gjëja e parë që bëri, ishte afrimi i Sindrit Gurit. Një lojtar që askush nuk besonte, ai e mori në ekipin verilindor. Dhe sot? Shkodrani u shit në Belgjikë duke pasuruar ndjeshëm arkat e klubit të Kukësit. Zbulimi i talentëve janë “arma” e tij më e fortë. Asnjëherë nuk i përul, përkundrazi i jep hapësira dhe gjithmonë e nis një projekt nga ata.
Së fundmi, ai ka dalë në skenë sërish. Të gjithë mund të thonë: “Si nuk ndenji njëherë pa u përzier?” Eh, s’mund të rrijë sepse futbolli shqiptar ka nevojë për talentë si Rubin Hebaj. Pasurinë shkodrane nuk mund ta kemi veç për të huajt, por mund të shijojmë bukurinë e lojës së tyre në fushë. E këtë e mundëson Dritan Dervishi.
Dikush e do, dikush s’e do. Kështu është kjo punë. Është kohë kapitalizmi. Ç’më ofron të të jap? “Ndoshta titullin”, do të thonte Dritan Dervishi. Të gjithë janë kundër atij sepse nuk mund të pranojmë një shqiptar nga Italia të vijë e të na marrë punën, por në fakt askush nuk është si ai. Me të dëgjuar emrin e tij pranë klubit, tifozët e Partizanit kanë nisur të shpresojnë dhe kanë folur me superlativa. Se ç’do të ndodhë, duhet të presim. Kohë merkato, nxehtë po, zyrat janë ç’kyçur… Le të presim. /Retin TOKA/