Marjan Radeski, sulmuesi i Shkëndijes së Tetovës, i është ushtruar një operacioni për shkak të një dëmtimi të rëndë që ai pësoi në fushën e lojës.
Rikthimi i tij pritet të ndodhë pas katër ose gjashtë javësh, pasi duhet kohë që të rikuperohet për të riluajtur në fushën e blertë.
Operacioni është kryer me sukses dhe pasi ka qëndruar një ditë në spital, sulmuesi është lënë të kurohet në shtëpi, pasi gjendja e tij së fundmi është përmirësuar.
Ndërhyrja është zgjedhur të bëhet tani për shkak të periudhës së pushimit dimëror. Shkëndija përgatitjet dimërore i nis më 8 janar 2017 dhe pritet që deri atëherë Marjan Radeski të jetë 100% i gatshëm.