Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli gjatë kësaj merkato vere. Mbrojtëi shqiptar nuk ka rinovuar ende kontratën e tij që skadon sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye kërkon që të merret sa më shpejt një vendim për të ardhmen. Agjenti i kapitenit të Kombëtares I ka bërë me dije Napolit se ka edhe pak kohë për vendosur se çfarë do të ndodh me Hysajn pasi ofertat nuk I mungojnë.
Mediat italine bëjnë me dije se Spartak Moska ka nisur negociatat për të marrë shërbimet e tij dhe është gati të ofrojë 7 milionë euro. Napoli nuk bën “skonto” dhe kërkon të paktën 10 milionë euro për kartonin e tij. Skuadra ruse I ka ofruar një kontratë për 4 sezone Hysajt me një pagë prej 2.7 euro në sezon plus bonuse. Në ditët në vazhdim pritet të zbulohet më shumë dhe të vendoset përfundimisht e ardhmja e Hysajt.