Paul Pogba kërkohet nga Real Madrid, Mesfushori francez është një dëshirë e hershme e trajnerit Zidan që e kërkoi me çdo kusht gjatë merkatos së verës, por Manchester United frenoi gjithçka.
Vetë lojtari nuk e ka fshehur dëshirën që të punojë me Zidanin në Madrid dhe për këtë arsye, Real do të provojë sërish transferimin e tij. Drejtuesit e klubit po përgatisin një ofertë të majme për “djajtë e kuq” dhe do të jenë këta të fundit që do të vendosin.
Nga ajo që raportojnë mediat në Spanjë bëhet e ditur se Real Madrid do të ofrojë James Rodriguez dhe Bale plus disa para për të siguruar shërbimet e Pogba. Duket e vështirë një largim I tij në merkaton e janarit, por madrilenët do të bëjnë tentivën e tyre në janari, por edhe gjatë verës së ardhshme.