Mario Manduzik dhe Emre Can u lanë jashtë listë se Champions League nga Juventusi. Sulmues kroat nuk ka zbritur për asnjë minutë në fushë për këtë sezon, ndërsa mesfushori gjerman ka luajtur disa minuta në kampionat. Të dy lojtarët se kanë pritur mirë lajmin e lënies jashtë dhe kanë kërkuar largimin. Siç raportojnë mediat italiane, Dortmund është gati të përfitojë nga situata e krijuar te bardhezinjtë për të “rrëmbyer” dy lojtarët.
Skuadra gjermane është gati të ofrojë 30 milionë euro për shërbimet e tyre, ndërsa do të jetë Juventusi që do të vendos për të ardhmen e tyre. Dortmund po tenton të bind Juventusi dhe më pas do të nis negociata me lojtarët që e kanë gati kontratën me një pagë prej 6 milionë euro në sezon. Dortmund ka nisur merkaton dhe po tenton të arrijë marrëveshjen për dy lojtarët, ndërsa bardhezinjtë po mendon seroizisht një largim të tyre.